Sport

Basketboll, edhe një humbje tjetër për Kosovën U18

Descriptive Text

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka vazhduar me humbje në Kampionatin Evropian të Divizionit B, që po mbahet në Ploiesti të Rumanisë.

Kosova, të martën u mposht nga Norvegjia në kuadër të Grupit B, me rezultatin 59:50 Për Kosovën, kjo është humbja e katërt në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në këtë turne. Edhe në këtë disfatë sikurse në të tjerat, më i dalluari te Kosova ishte Bardh Istrefi.

Ai regjistroi “double-double” prej 20 pikëve e 12 kërcimeve dhe ishte lojtari i vetëm me pikë dyshifrore në ekip. Te Norvegjia, Eldar Alagiq realizoi 15 pikë. Para Norvegjisë, Kosova ka pësuar edhe nga Gjeorgjia (87:60), Bullgaria (85:65) e Holanda (78:44). Është ekipi i vetëm në grup që nuk di për fitore, ndërsa duelin e radhës e luan të mërkurën ndaj Bosnjë e Hercegovinës.