Sport

Juventusi me ofertë zyrtare për De Jongun

Skuadra e Juventusit ka parakaluar Manchester Unitedin dhe Chelsean në garën për transferimin e Frenkie de Jongut.

Bëhet e ditur se skuadra italiane tashmë ka bërë ofertë zyrtare për holandezin, i cili pritet të largohet nga Barcelona këtë verë. “Calciomercatoëeb” ka shkruar të martën se Juventusi ka ofruar 85 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit. Thuhet se kjo ofertë është pranuar nga Barcelona dhe marrëveshja mes klubeve mund të arrihet së shpejti.

De Jong ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026.