Sport

Kepa shumë afër kalimit te Napoli

Descriptive Text

Kepa Arrizabalaga do të largohet nga Chelsea këtë verë. “AS” raporton të martën se portieri spanjoll do të huazohet te Napoli në Itali.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura. Kepa nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Thomas Tuchel, pasi gjermani preferon Edouard Mendyn para spanjollit.

Kepa synon që të jetë pjesë e Spanjës në Botërorin e këtij viti prandaj po kërkon të largohet drejt një klubi ku do të mund të luante rregullisht.