Sport

Juve kompleton transferimin e Bernardeschit

Juventusi ka kompletuar transferimin e anësorit Federico Bernardeschi nga Fiorentina, për 40 milionë euro.

Kampioni italian ka kërkuar futbollistin qe një kohë të gjatë, ndërsa sot ka kompletuar gjithçka për transferimin e tij.

Juve do të paguajë 40 milionë euro për tre vjet, dhe mund të shtojë edhe 5 milionë euro më vonë.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.