Sport

De Jongu mund t’i bashkohet Chelseat

Descriptive Text

Frenkie de Jong mund të transferohet te Chelsea, ka raportuar të hënën gazeta spanjolle “Sport”. Klubi anglez ka shprehur gatishmërinë t’i shpenzojë 85 milionë euro për mesfushorin holandez.

Në garë për shërbimet e De Jongut është edhe Manchester United. Por, bëhet e ditur se presidenti i Chelseat dhe ai i Barcelonës kanë zhvilluar një takim ku kanë negociuar mundësinë e transferimit të 25-vjeçarit holandez. De Jong me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Klubit spanjoll iu bashkua në korrik të vitit 2019 nga Ajaxi.