Sport

Juventusi në garë për Paquetan

Juventusi është futur në mesin e skuadrave që kanë shprehur interesim për mesfushorin e Lyonit,

Lucas Paqueta raportuar “Calciomercatoweb” të hënën. Bëhet e ditur se Juventusi ka nisur kontaktet me Lyonin që për ta lënë të lirë brazilianin këtë verë po kërkon të paktën 40 milionë euro. Juventusi është i gatshëm që për Paquetan të ofrojë kartonin e Adrien Rabiotit plus 20 milionë euro para për ta bindur ekipin francez.

Paqueta pritet të largohet këtë verë nga Lyoni, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe skuadrat nga Premier League. 24-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2025.