Sport

Basketboll, nis afati kalimtar

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar të hënën se ka nisur afati kalimtar për lojtarët vendor dhe të huaj për sezonin e ri në të dy konkurrencat.

Në njoftimin e FBK-së, thuhet se afati kalimtar ka nisur të hënën dhe do të zgjasë deri më datën 12 gusht.

Po ashtu, FBK-ja ka bërë të ditur se edicioni i ri në basketboll do të nis me turneun e Superkupës së Kosovës, i cili do të paralajmërojë fillimin e Superligës.

“Klubet veçse janë treguar shumë aktive dhe kanë bërë disa përforcime, varësisht nga synimet që kanë. Edicioni i kaluar ishte shumë interesant, ndërsa me interesim të madh po pritet edicioni 2021-2022, sidomos në bazë të përforcimeve që kanë bërë klubet”, ka shkruar FBK-ja.