Sport

Getafe transferon Mayoralin

Getafe dhe Real Madridi kanë njoftuar të hënën se kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Borja Mayoral.

Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë bërë të ditura, por mediumet spanjolle kanë shkruar se Getafe është pajtuar t’i paguajë Realit dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Mayoral me ekipin e ri ka firmosur kontratë pesëvjeçare.

25-vjeçari do të largohet nga Real Madridi pas 15 vjetësh, ndërsa sezonin e shkuar ka qenë i huazuar te Roma në Serie A.