Sport

Messi, dy trofe larg rekordit të Alvesit

Lionel Messi e ka fituar Superkupën e Francës me PSG-në, të dielën mbrëma.

Parisi triumfoi ndaj Nantesit 4:0. Argjentinasi shënoi golin e parë në fitoren e thellë.

Për Messin, ishte trofeu i 41-të në karrierë. 34 tituj shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” i ka fituar me Barcelonën.

35-vjeçari është vetëm dy trofe larg rekordit që e mban braziliani Dani Alves që ka fituar 43 trofe me klube të ndryshme.