Sport

Berisha debuton me humbje te Hammarby

Veton Berisha - Hammarby

Veton Berisha ka debutuar te Hammarby në Superligën e Suedisë.

Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të. Ai nuk mundi ta shpëtoi ekipin e tij nga disfata.

Hammarby humbi në shtëpi nga Varnamo me rezultatin 2:1, në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit suedez.

Berisha u transferua te Hammarby këtë muaj nga skuadra norvegjez, Viking për 2 milionë euro.

Edvin Kurtulush ishte titullar te Hammarby dhe luajti deri në minutën e 79-të.