Sport

Aksident i rëndë në garën e çiklizmit në Lojërat e Komonuellthit

Çiklisti anglez Matt Walls është përfshirë në një aksident të rëndë në të cilin ai së bashku me biçikletë fluturuan nga shtegu dhe u përplasën në turmën e tifozëve në “VeloPark”, raporton BBC.

Kampioni olimpik është trajtuar në arenë për afro gjysmë ore para se të dërgohej në spital.

Dy çiklistë tjerë – Matt Bostock e Derek Gee – po ashtu u përfshinë në aksident dhe u dërguan për trajtim.

Po ashtu u lënduan edhe spektatorët, njëri prej tyre u dërgua për në spital.

Pjesa tjetër e eventit të çiklizmit në kuadër të Lojërave të Komonuellthit u ndërpre dhe spektatorëve iu tha të largohen ndërsa Walls 24-vjeçar po trajtohej.