Sport

Man.Unitedi tenton transferimin e Asensios

Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me Real Madridin për Marco Asension.

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga madrilenët pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.

Edhe drejtuesit e klubit spanjoll janë të hapur ta shesin lojtarin. Asensio ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023 dhe nuk ka nisur negociatat për vazhdimin e saj.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Manchester Unitedi për ta bindur Asension të transferohet në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milionë euro për spanjollin.