Sport

Guardiola i del në mbrojtje Haalandit

Erling Haaland është kritikuar në ndeshjen e parë zyrtare në Superkupën e Anglisë pas rasteve të humbura nga analistët sportivë.

Por në mbrojtje të lojtarit ka dalë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka thënë se është i kënaqur me paraqitjet e norvegjezit.

“Haaland pati raste, dy ose tre në pjesën e parë dhe një në fund. Ai luftoi shumë, bëri lëvizjet. Është mirë për të të shohë realitetin e një vendi të ri, ligës së re, por ai ishte aty. Ai nuk shënoi. Një ditë tjetër ai do të shënojë. Ai ka një cilësi të jashtëzakonshme për këtë dhe do ta bëjë atë. Ai ka një sens të jashtëzakonshëm. Ai do të na ndihmojë shumë”, deklaroi Guardiola.