Sport

Firmino: Dua të qëndroj te Liverpooli

Descriptive Text

Roberto Firmino ka mohuar mundësinë që të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar.

Sulmuesi brazilian ka bërë të ditur se është i lumtur te skuadra angleze.

“Jam shumë i lumtur këtu në Liverpool. I jam mirënjohës Zotit që jam këtu për të luajtur për një klub të madh me lojtarë të mëdhenj dhe për të fituar tituj. Dhe vullneti im është të qëndroj. Dëshira ime është të qëndroj këtu, dua të qëndroj këtu, jam i lumtur këtu. Kështu që kjo është gjithçka që mund të them, dua të qëndroj”, deklaroi Firmino.

30-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, kurse interesim për të ka shprehur Juventusi.