Sport

Ronaldo rikthehet në stërvitje me Manchester Unitedin

Cristiano Ronaldo i është bashkuar Manchester Unitedit në stërvitje.

Ylli portugez mungoi në ndeshjen miqësore ndaj Atletico Madridit, por ka vazhduar stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.

Është vetë ylli portugez që ka postuar një foto në rrjetet sociale ku ka treguar se i është bashkuar ekipit pas një mungese të gjatë.

Ronaldo pritet të luajë ndeshjen e parë miqësore të Manchester Unitedit ndaj Rayo Vallecanos.