Sport

Prishtina ua vazhdon kontratat katër futbollistëve

Pas një seri largimesh dhe disa transferimeve, Prishtina ka konfirmuar vazhdimin e kontratës për katër futbollistë.

Prishtina ua ka vazhduar kontratat kapitenit Armend Dallku, mbrojtësit Debatik Curri, mesfushorit Mërgim Pefqeli dhe portierit Visar Bekaj.

Sipas njoftimit, këta futbollistë kanë refuzuar oferta joshëse vetëm që të qëndrojnë te nënkampioni i Kosovës.