Sport

Fiorentina siguron Bajramin

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami do të largohet nga Empoli, por jo edhe nga Serie A.

E përditshmja “La Nazionale” ka raportuar se Fiorentina ka arritur marrëveshje me Empolin për transferimin e Bajramit, i cili do të zyrtarizohet në javën e ardhshme.

Për kartonin e Bajramit thuhet se Fiorentina është pajtuar të paguajë rreth 15 milionë euro me bonuse.

23-vjeçari me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

Sezonin e shkuar, Bajrami pati paraqitje fantastike tek Empoli, ku shënoi gjashtë gola dhe bëri shtatë asistime në 35 paraqitje në elitën e futbollit Italian.