Sport

Dy skuadra pas Ramseyt

Descriptive Text

Aaron Ramsey është duke shqyrtuar ofertat se ku do ta vazhdojë karrierën në sezonin e ri.

Mesfushori uellsian është futbollist i lirë pasi është liruar nga skuadra e Juventusit.

Sipas “Daily Mail”, së fundi në garë për 31-vjeçarin janë dy skuadra.

Charlotte nga MLS dhe Nice nga Franca po tentojnë ta bindin uellsianin.

Charlotte i ka ofruar kontratë dyvjeçare dhe pagë të majme Ramseyt.

Klubi amerikan tashmë ka nisur negociatat me menaxherin e lojtarit.