Sport

Ten Hag, i pavendosur për Martialin

Anthony Martial vazhdon të mbetet në dyshim për të ardhmen e tij. “BBC Sport” bën të ditur se francezi përkundër formë së lartë të treguar në ndeshjet parasezonale, nuk e ka ende të sigurt qëndrimin në “Old Trafford”.

Trajneri Erik ten Hag nuk ka marrë ende asnjë vendim për të ardhmen e lojtarit që ishte në listën e lojtarëve që do të shiteshin gjatë kësaj vere.

Trajneri holandez pas përfundimit të ndeshjeve miqësore, do të marrë një vendim në lidhje me francezin.

Situatën e Martialit është duke e monitoruar skuadra e Juventusit. Te klubi italian 26-vjeçari po shihet si përforcim ideal për sezonin e ri.