Sport

Raspadori do ta zëvendësojë Mertensin te Napoli

Giacomo Raspadori

Sulmuesi i Sassuolos, Giacomo Raspadori po shihet te Napoli si zëvendësim i belgut Dries Mertens, i cili ditë më parë u largua pasi i skadoi kontrata.

“Corriere dello Sport” ka shkruar se Napoli tashmë ka nisur negociatat me Sassuolon për Raspadorin, i cili po dëshiron ta vazhdojë karrierën në një ekip që lufton për trofe. Mësohet se Napoli është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për Raspadorin, që po kërkohet edhe nga skuadrat tjera në Serie A.

22-vjeçari sezonin e shkuar shënoi dhjetë gola dhe asistoi gjashtë herë në 36 ndeshje kampionale për Sassuolon, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Raspadori është edhe reprezentues i Italisë.