Sport

Odegaard bëhet kapiten i Arsenalit

Arsenali ka njoftuar të shtunën se mesfushori Martin Odegaard është emëruar si kapiten i ri i klubit.

23-vjeçari iu bashkua “Topçinjve” vetëm në vitin 2021 dhe për shkak se ka pasur ndikim të madh në ekip është shpërblyer nga trajneri Mikel Arteta me shiritin e kapitenit.

Odegaard gjithashtu ka përvojë si kapiten në nivel ndërkombëtar, me 23-vjeçarin që mban shiritin e kapitenit edhe te Përfaqësuesja e Norvegjisë që nga marsi i vitit të shkuar.

Para njoftimit zyrtar të klubit nga Londra, Odegaard ishte bërë kapiten për ndeshjet gjatë turneut parasezonal të Arsenalit në SHBA.