Një tifoz i Evertonit, i cili ka ndihmuar refugjatët ukrainas, u inkuadrua për të goditur një penallti gjatë ndeshjes parasezonale të skuadrës së Premier League kundër Dynamo Kievit.
Paul Stratton 44-vjeçar, një punonjës komunal i Liverpoolit, ka udhëtuar në Poloni për të ofruar furnizime për refugjatët që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës.
Stratton, me uniformën e ekipit anglez, hyri si zëvendësues në fund të “ndeshjes për paqe” mes Evertonit dhe Dynamos në stadiumin “Goodison Park” të premten mbrëma.
Trajneri i Evertonit, Frank Lampard, i dha atij udhëzime derisa Stratton po bëhej gati të hynte në fushë duke e zëvendësuar mesfushorin Dele Alli. Ai u fut në lojë dhe shkoi direkt për të gjuajtur penalltinë, të cilën e realizoi pasi portieri i Dynamos nuk lëvizi fare nga vendi.
Stratton më pas vrapoi drejt tribunës për të festuar dhe u urua nga lojtarët e Evertonit. Goli nuk u numërua dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 3:0 në të mirë të Evertonit.
Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në nivel kombëtar në Ukrainë, tha klubi. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi humanitare që mbështesin popullin e Ukrainës.
Kjo ishte “ndeshja e parë për paqen” në Britani.
Dynamo ka luajtur ndeshje të ngjashme në vende të tjera evropiane që nga fillimi i luftës. Turma në tribunat e stadiumit përfshinte 2,000 refugjatë ukrainas të cilët janë zhvendosur në komunitetet Merseyside. Atyre iu dhanë bileta falas.
Everton supporter Paul Stratton was brought on to take a penalty in a friendly match against Dynamo Kyiv.
— ESPN FC (@ESPNFC) July 29, 2022
He has been delivering supplies by car to refugees of the Russian invasion in Ukraine ? pic.twitter.com/OrZUUv8vci
-
Nga: Associated Press
-
30 korrik 2022 14:35
-
Shpërndaje në: