Sport

Olympiacosi arrin marrëveshje me Levanten për Bardhin

Descriptive Text

Skuadra e njohur nga Greqia, Olympiacosi ka arritur marrëveshje me Levanten për Enis Bardhin, por mesfushori ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare për ta vazhduar karrierën në futbollin grek. Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga e përditshmja spanjolle “Diario AS”.

Levante ka pranuar ofertën e Olympiacosit prej tre milionë eurosh për kartonin e Bardhit, përfshirë edhe 1.5 milionë euro tjera në formë bonusesh.

Pasi ka arritur marrëveshje me Levanten, Olympiacosi po negocion me Bardhin, i cili ka kërkuar edhe pak kohë përpara se të marrë një vendim te prerë.

Tek Olympiacosi, Bardhi e ka mundësinë për të luajtur në garat e UEFA-s.

Ai pritet të largohet këtë verë nga Levante, ekip që do të bëjë gara në kategorinë e dytë të Spanjës në sezonin 2022/23.

27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin spanjoll, të cilit iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Ujpesti i Hungarisë.