Sport

Trajneri i Norwichit konfirmon qëndrimin e Rashicës

Descriptive Text

Trajneri i Norwichit, Dean Smith ka bërë të ditur se Milot Rashica do të mbetet te skuadra angleze.

Smith ka bërë të ditur se dëshira e klubit është që Rashica të vazhdojë me skuadrën edhe për edicionin e ri.

“Ai është ai që ne duam ta mbajmë këtu. Natyrisht që të gjithë lojtarët duan të luajnë në krye, në nivelin më të lartë që munden. Ishte një sezon i vështirë për Milotin, në sezoni i tij i parë në Angli. Ai shënoi vetëm një gol. Është diçka që ai dëshiron ta përmirësojë këtë sezon. Miloti është rikthyer me një qëndrim të pabesueshëm. Ai duket po aq në formë sa e kam parë unë dhe ka qenë vërtet i mirë në terrenin stërvitor. Kështu që nuk mund të vë në dyshim qëndrimin e tij në lidhje me angazhimin e plotë”, deklaroi Smith.

Norwchi edicionin e ri do të luajë në Championship.