Sport

Fenerbahçe rivalizon Beshiktashin për Alioskin

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski pritet që karrierën ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

“Cumhuriyet” ka raportuar të premten, se së fundmi në garë për Alioskin është futur edhe Fenerbahçe që po e rivalizon Beshiktashin.

30-vjeçari është lojtar i lirë pasi ka shkëputur kontratën me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Ahli. Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra e Leeds Unitedit.