Sport

Tielemans pajtohet t’i bashkohet Arsenalit

Mesfushori Youri Tielemans ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Arsenalit, përcjell “The Sun” të premten.

Bëhet e ditur se Tielemans ka pranuar kushtet e ofruara nga Arsenali, që ka nisur negociatat edhe me Leicester Cityn për lirimin e tij.

Tielemansit i është ofruar kontratë pesëvjeçare, ndërsa Leicesteri për kartonin e belgut po kërkon rreth 40 milionë euro.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 30 milionë për Tielemansin, duke pasur parasysh faktin se ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin e ardhshëm.

Tielemans është i vendosur të largohet nga Leicesteri për ta vazhduar karrierën në një ekip më të madh.