Sport

Limani: Na mungoi gjakftohtësia para portës

Descriptive Text

Ardian Limani tha se Drita ka treguar paraqitje dinjitoze në Evropë.

Ai ka theksuar se Drita në një të ardhme të afërt do të arrijë të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Drita u eliminua nga Antwerpi i Belgjikës të enjten.

“Kemi zhvilluar dy ndeshje të mira, jemi treguar të pjekur dhe kemi treguar se kemi kualitet. Kemi treguar raste të mira, por u dënuam. Na mungoi gjakftohtësia para portës. Nuk na mbetet peng asgjë dhe falënderoj shikuesit për përkrahje masive. U jemi borxhli që edhe ne një ditë të kualifikohemi në fazën e grupeve”, është shprehur kapiteni i Dritës, Ardian Limani.