Sport

Barcelona prezanton Kounden

Barcelona ka arritur në parim marrëveshje me Sevillan për transferimin e Jules Kounde.

Lajmi është bërë i ditur nga Barcelona të enjten në faqen zyrtare të klubit. Por, në njoftimin e Barcelonës thuhet se nënshkrimi i kontratës do të bëhet vetëm nëse futbollisti francez kalon testet mjekësore. Barcelona i ka dhënë kontratë deri në qershor të vitit 2027 mbrojtësit të Përfaqësueses së Francës.

Kounde është zhvilluar si lojtar te Bordeauxi, ndërsa në vitin 2019 iu bashkua klubit spanjoll.