Sport

Lo Celso mund t’i bashkohet Napolit

Descriptive Text

Mesfushori Giovani Lo Celso mund të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Napolit, ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”.

Bëhet e ditur se Napoli po synon transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, i cili pritet të largohet këtë verë nga ekipi anglez. Tottenhami po kërkon rreth 25 milionë euro për ta lënë të lirë Lo Celson dhe Napoli pritet së shpejti të bëjë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

26-vjeçari në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar te Villarreali, kurse me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2025. Krahas Napolit, interesim për Lo Celson ka shfaqur edhe Fiorentina.