Sport

West Hami dhe Aston Villa në garë për Chamberlainin

West Ham dhe Aston Villa janë favoritët për të nënshkruar me lojtarin e Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain.

Mesfushori anglez është i pakënaqur te skuadra e Liverpoolit, pasi nuk ka arritur të ketë minutazh sezonin e shkuar.

Kjo ka bërë që anglezi ta mendojë largimin nga Liverpooli. Chamberlain ka pasur probleme të shumta me lëndimet gjatë periudhës te Liverpooli duke bërë që të përdoret kryesisht si zëvendësues.

28-vjeçari ka shprehur dëshirën të largohet nga Liverpooli për një aventurë të re.

Klubi anglez është i gatshëm ta lejojë largimin e Chamberlaint këtë verë.