Sport

Alisson dhe Jota mungojnë ndaj Cityt

Descriptive Text

Liverpooli do të ketë dy mungesa në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në finalen e FA Community Shield ndaj Manchester Cityt.

Trajneri Juregen Klopp ka bërë të ditur se për këtë takim do të mungojë portieri Alisson Becker dhe sulmuesi Diogo Jota.

“Jo, Alisson dhe Diogo nuk kanë asnjë shans për të luajtur në këtë takim.

Dhe e njëjta gjë për Diogon. Diogo nuk ishte këtu me ne, kështu që si mund të luante një lojë futbolli? Kjo do të marrë pak kohë për fat të keq. Kjo është situata”, deklaroi Klopp.

Ndeshja Liverpool – Manchester City, do të zhvillohet të shtunën në stadium “Wembley”.