Sport

Ter Stegen mbetet te Barcelona

Descriptive Text

Portieri Marc-Andre ter Stegen do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për sezonin 2022/23. “Diario Sport” ka njoftuar të enjten se krerët e Barcelonës kanë marrë vendim ta mbajnë portierin gjerman në ekip pas kërkesës së trajnerit Xavi Hernandez.

Më herët ishte raportuar se Barcelona kishte shqyrtuar disa oferta të klubeve tjera për Ter Stegenin, por tashmë ka marrë vendim ta tërheqë emrin e tij nga lista e largimeve.

30-vjeçari është pjesë e Barçës prej vitit 2014 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.