Sport

Bernardo dëshiron të luajë në Spanjë

Bernardo Silva është i vendosur për t’u larguar nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere. Ai ka kohë që ka njoftuar klubin anglez për këtë vendim, pasi po e synon transferimin në Spanjë.

“The Sun” ka bërë të ditur të enjten se agjenti i Bernardos, Jorge Mendes, tashmë ua ka ofruar klientin e tij Barcelonas dhe Real Madridit. Te Barcelona kanë shprehur interesim për portugezin, por kërkesa e lartë e Cityt për lirimin e tij po e vështirëson kalimin e Bernardos në “Camp Nou”.

Në anën tjetër, Reali pritet së shpejti ta testojë Cityn me një ofertë për Bernardon, pasi pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.

27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me ekipin anglez, i cili po kërkon 80 milionë euro për lirimin e tij.