Sport

Skriniar do të mbetet tek Interi

Chelsea dhe Paris Saint-Germaini kanë hequr dorë nga mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, të dyja klubet nuk janë të gatshme të paguajnë shumën e kërkuar nga drejtuesit e klubit italian.

Interi u ka bërë me dije skuadrave të interesuara se për ta liruar sllovakun duhet të paguajnë mbi 80 milionë euro dëmshpërblim.

Një shumë të tillë të dyja ekipet nuk janë në gjendje të paguajnë.

Tani, skuadra e Interit është duke punuar që t’i ofrojë rinovimin e kontratës Skriniarit që i skadon në vitin 2023.

Klubi do t’i ofrojë kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.