Sport

Ajaxi rrit çmimin për Antonyn, kërkon 90 milionë euro

Skuadra e Ajaxit po përpiqet t’i largojë të gjitha skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të krahut, brazilianit Antony. Për këtë arsye, skuadra holandeze ka caktuar një çmim të ri për brazilianin, i cili duket të jetë i papërballueshëm për ekipet e interesuara.

“Daily Mail” raportoi të enjten se Ajaxi ka njoftuar të gjitha ekipet se për ta lënë të lirë këtë verë Antonyn, duhet të paguajnë hiq më pak se 90 milionë euro.

Interesim të madh për transferimin e 22-vjeçarit kanë shfaqur ekipet nga Premier League, në veçanti Manchester Unitedi dhe Liverpooli. Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025.