Sport

Afrim Tovërlani emërohet përzgjedhës i Kosovës U-21

Trajneri më i trofeshëm në futbollin e Kosovës me katër tituj të kampionit, Afrim Tovërlani, është emëruar përzgjedhës i Kosovës U21.

Vendimin e ka marr Komiteti Ekzekutiv i Federatës së futbollit të Kosovës, në mbledhje e mbajtur të mërkurën.

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani. Po ashtu KE mori vendim që të bëhet riorganizimi i trajnerëve për ekipet kombëtare të femrave për të gjitha grup moshat”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Që disa muaj Kosovën U21 e ka drejtuar koordinatori Albert Bunjaki, në mungesë të përzgjedhësit.

Afrim Tovërlani nuk ka qenë i angazhuar tek asnjë skuadër që një kohë. Sukseset më të mëdha si trajner i ka pasur me Prishtinën, ku ka fituar tre tituj të kampionit, ndërkaq një titull e ka edhe me Feronikelin.

Tovërlani është shquar edhe si futbollist.