Sport

Edhe Neymari në listën e Unitedit

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, është emri i fundit për të cilin ka shprehur interesim skuadra e Manchester Unitedit. “Daily Mirror” të mërkurën ka raportuar se Unitedi ka shtuar në listë edhe Neymarin për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon, nëse portugezi largohet këtë verë nga ekipi.

Ronaldo ka kohë që e ka kërkuar largimin dhe Unitedi po përgatit ofertën për ta bindur Paris Saint-Germainin në lirimin e Neymarit.

Te Parisi janë të gatshëm ta lirojnë Neymarin për një ofertë të majme, përkundër se braziliani është i vendosur të mos largohet nga klubi. 30-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.