Sport

Roma në bisedime me PSG-në për Wijnaldumin

Gini Wijnaldum karrierën mund ta vazhdojë në Itali. Për mesfushorin e PSG-së ka shfaqur interesim Roma.

Gazetari i specializuar për transferime, Fabrizio Romano, ka shkruar të mërkurën se Roma dhe PSG-ja janë në kontakte të drejtpërdrejta për të arritur një marrëveshje për holandezin.

Të gjitha palët dëshirojnë që të arrihet marrëveshja, por ende ka detaje që duhet të diskutohen, sidomos paga e Wijnaldumit.

Ish-futbollisti i Liverpoolit ka edhe oferta të tjerë, por ai preferon kalimin te Roma.