Sport

Newcastle nxjerr në shitje francezin Saint-Maxim

Sulmuesi i krahut, Allan Saint-Maxim, do të largohet nga Newcastle Unitedi gjatë këtij afati kalimtar, ka raportuar “Goal”, të mërkurën.

Mësohet se drejtuesit e ekipit anglez tashmë kanë marrë vendim për ta shitur francezin, i cili po kërkohet nga Tottenhami.

Për ta lënë të lirë 25-vjeçarin, Newcastle po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim.

Ai është pjesë e Newcastlet prej vitit 2019 dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026.

Saint-Maxim ka bërë karrierë edhe te Nice, Monaco, Bastia, Hannoveri e St. Etienne.