Sport

Interi i ofron kontratë të re De Vrijt

Descriptive Text

Stefan de Vrij nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi holandez është në vitin e fundit të kontratës me Interin, të cilën ende nuk e ka vazhduar.

“Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se krerët e klubit italian dëshirojnë ta mbajnë holandezin.

Klubi ka përgatitur ofertën e re për rinovimin e kontratës dhe po beson se do të arrihet marrëveshja.

Drejtuesit e klubit do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Tek Interi mbrojtësi holandez vlerësohet lart dhe po shpresojnë ta bindin të mbetet në Serie A.