Sport

De Jong dëshiron të mbetet te Barcelona

Frenike de Jong është në pritje për të kuptuar të ardhmen e tij te Barcelona.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se mesfushori do të ketë një takim me krerët e klubit për të kuptuar nëse do të mbetet në “Camp Nou” në sezonin e ri.

Mesfushori e ka bërë të qartë dëshirën për të qëndruar te skuadra spanjolle edhe për sezonin e ri.

Për shërbimet e 25-vjeçarit interesim të vazhdueshëm ka shprehur Manchester Unitedi.

Barcelona thuhet se është e gatshme ta shesë mesfushorin në rast se klubet e interesuara paguajnë 85 milionë euro për shërbimet e tij.