Sport

Real Madridi ndalet nga Club America

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Club Americas në ndeshjet parasezonale në SHBA.

Henry Martin kaloi në epërsi Club American në minutën e pestë për 1:0.

Por madrilenët barazuan në minutën e 22-të me Karim Benzeman.

Në minutën e 55-të Eden Hazard kaloi në avantazh Realin nga pika e bardhë për 2:1.

Skuadra meksikane barazoi në minutën e 82-të me Alvaro Fidalgo për 2:2.

Për Real Madridin kjo është ndeshja e pestë miqësore. Ka shënuar një fitore derisa ka tri disfata dhe një barazim.