Sport

Barcelona barazon në miqësoren ndaj Juventusit

Barcelona dhe Juventusi kanë luajtur baras 2:2 në miqësoren e zhvilluar në SHBA.

Për Barçën golin e parë e realizoi Ousmane Dembele në minutën e 34-t.

“Zonja e Vjetër” barazoi me Moise Kean në minutën e 39-të .

Ishte Dembele ai që kaloi sërish në avantazh katalonjasit në minutën e 40-të për 2:1.

Megjithatë, Juventusi barazoi sërish me anë të sulmuesit Kean në minutën e 51-të për 2:2.

Barcelona deri më tani ka luajtur katër ndeshje miqësore, ku ka dy fitore dhe dy barazime.

Juventusi ka luajtur dy takime, ku ka shënuar një fitore dhe një barazim.