Sport

Chelsea interesohet për Fofanan

Descriptive Text

Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri dhe ka kthyer interesim kah Wesley Fofana i Leicester Cityt, ka njoftuar “Daily Mail”.

Chelsea këtë javë do t’i nisë bisedimet me Leicesterin për të arritur marrëveshje eventuale për transferimin e 21-vjeçarit. Fofana është njëri ndër mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin anglez dhe te Chelsea po shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv.

Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Te Chelsea po shpresojnë ta bindin Leicesterin në lirimin e francezit Fofana për 50 milionë euro. Ai te Leicesteri u transferua në vitin 2020 nga St.Etienne.