Sport

Leno drejt Leicesterit

Descriptive Text

Portieri Bernd Leno do të largohet nga Arsenali, por jo edhe nga Premier League. “The Sun” bën të ditur se gjermani pritet t’i bashkohet Leicester Cityt.

Leno ka arritur marrëveshje personale me Leicesterin, ekip që po negocion me Arsenalin për transferimin e tij. Leno është i vendosur të largohet nga Arsenali, ndërsa Leicesteri është i gatshëm të paguajë dhjetë milionë euro për kartonin e tij.

Te Leicesteri, Leno do ta zëvendësojë danezin Kasper Schmeichel, i cili do të transferohet në Francë. Leno, 30-vjeçar, është pjesë e Arsenalit prej vitit 2018 dhe ka kontratë me londinezët deri në vitin e ardhshëm. Ai po kërkohet edhe nga Fulhami.