Sport

Asllani me Suedinë eliminohen nga Evropiani, shkëlqen Anglia

Anglia në konkurrencën e femrave e ka demoluar Suedinë duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4:0 dhe ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian të futbollit që po mbahet në Angli.

Bethany Mead (34’), Lucia Bronze (48’), Alessia Russo (68’) dhe Francesca Kirby (77’) shënuan golat për përfaqësuesen angleze.

Te Suedia titullare ishte futbollistja Kosovare Asllani.

Kjo ishte ndër disfatat më të thella në histori të Suedisë.

Në finale, Anglia do ta presë fituesin e ndeshjes, Gjermani – Francë.