Sport

Albion Rrahmani në histori të futbollit të Kosovës

Descriptive Text

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, është futur në histori të futbollit të Kosovës me hat-trickun e shënuar ndaj La Fioritas të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Rrahmani u bë lojtari i parë i një skuadra kosovare që realizon tre gola në një ndeshje evropiane, që kur klubet kosovare debutuan në garat e UEFA-s më 2017.

Ballkani po mposht 5:0 La Fioritan dhe është në prag të kalimit në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.