Sport

Raphinha vlerëson Decon

Descriptive Text

Braziliani Raphinha e ka pranuar se menaxheri i tij, Deco, ka luajtur rol në transferimin e tij te Barcelona.

Sulmuesi i krahut e ka vlerësuar portugezin Deco si kyç në ngritjen e tij të madhe.

“Unë e di se si të përballem me presionin dhe kam pasur Decon që punonte me mua. Ai është një person i madh, të cilit i besoj shumë. Kur më tha se kisha mundësi të vija këtu, u qetësova dhe nuk u shqetësova”, u shpreh Raphinha.

Ai ka theksuar se kalimi te Barcelona është ëndërr e realizuar.