Sport

Sioni i bindur se do ta transferojë Balotellin

Sulmuesi Mario Balotelli ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Zvicër.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar të martën, se është skuadra e Sionit që po interesohet për transferimin e Balotellit. Sioni është në negociata me Adana Demirsporin, ekip që po kërkon rreth tre milionë euro për ta lënë të lirë 31-vjeçarin.

Balotelli iu bashkua vitin e shkuar Adana Demirsporit dhe pati paraqitje të mira në Superligën e Turqisë, ku shënoi 18 gola në 31 paraqitje. Ai ka kontratë me ekipin turk deri në vitin 2024.