Sport

Garuesit e Badmintonit mbyllin pa asnjë set të fituar garat në Sllovaki

Descriptive Text

Garuesit e Kosovës në badminton, Baton Haxhiu dhe Fijona Mustafa i kanë mbyllur garat pa asnjë set të fituar në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të rinj, që po mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Haxhiu në lojën e parë në kuadër të Grupit 8 humbi nga belgu Arnaud Huberty 21:2 dhe 21:3, lojën e dytë nga garuesi i Moldavisë, Nicolae Enachi 21:6 dhe 21:16, kurse të fundit nga garuesi i Islandës, Berg Mani Ellertsson 21:3, 21:7.

Mustafa në lojën e parë humbi 2:0 në sete (21:1, 21:5), kurse edhe të dytën e humbi me rezultat të njëjtë. Pra, 2:0 në sete (21:4, 21:4).

Përballjen e dytë Mustafa e humbi nga portugezja, Francisca Vasconcelos.